GazetaMetro: Inspektori në Prishtinë që u kap duke marrë ryshfet, është anëtar i Vetëvendosjes

75

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha që u arrestua dje nga Policia e Kosovës pasi u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimit, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka siguruar një dokumentacion ku shihet se Gafurr Rexha është kryetar i kësaj pike, i cili u kap në flagrancë nga policia duke marrë ryshfet plotë 12 mijë euro.

Gafurr Rexha i cili është anëtar i Vetëvendosje, ishte arrestuar edhe një vit më parë për të njëjtën vepër bashkë me dy kolegë të tij Q.O dhe Gj.G., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Por dje, Policia e Kosovës serish sot ka arrestuar inspektorin e ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha. Ai është zënë në flagrancë me 12 mijë euro në çantë të cilat ia kishte kërkuar Naim Berishës, pronar i kompanisë së ndërtimit “Berisha Group.

Mësohet se fillimisht viktima Naim Berisha kishte ankuar në polici se ndonëse posedonte leje ndërtimi për një objekt në lagjen e Spitalit në Prishtinë, atij i ishte ndaluar puna nga inspektori i cili po kërkonte ryshfet prej 12 mijë eurosh.

Comments