Gazetari Blendi Fevziu zbulon të vërtetën: Arsyeja e vetme pse nuk ika nga Klan!

79
Loading...

Prej javësh u përfol për një largim të tij nga Tv Klan drejt Top Channel, por ishte vetë gazetari Blendi Fevziu që vendosi të qëndrojë aty ku prej shumë vitesh shfaqet me emisionin e tij “Opinion”.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme në “360 gradë”, gazetari tregoi arsyet e këtij vendimi duke thënë se nuk u largua vetëm për arsye emocionale.

“Ka qenë një zgjidhe emocionale, janë shumë të vështira këto zgjedhje, do vazhdoj në një vend që edhe pse ke probleme të vogla, sherre të brendshme, ke krijuar stabilitet” tha ai

Më tej gazetari foli edhe për aludimet në media, lidhur me negociata të mundshme mes tij dhe drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

“Nuk ka pasur negociata për këtë kalim të mundshëm, i kisha kërkuar unë Ben Blushit të shkoja te Top-i, dhe kam qenë një dyzim. Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem” moral me Frangaj, doja ta mbyllja me një lloj mirëkuptim, për t’i thënë që e përmbusha një cikël 20 vjeçar. Unë isha mirë dhe komod në Klan, por kisha një projekt që mund të dukej më interesant në Top, por nuk ika. Unë nuk kisha një shkak që doja të largohesha, kjo ishte një çështje që: unë kam një gjë më tërheqëse së këtu, por kaq”, u shpreh ai.

Loading...
Comments