Genc Prelvukaj me fjalë të mëdha për Bill Clintonin

45

Genc Prelvukaj përmes një postimi në Instagram, ka shkruar fjalë të mëdha për Bill Clintonin dhe Amerikën, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se e kemi traditë si popull që mikut t’ia kthejmë të mirën, ndërsa ata që flasin keq për Amerikën mund të jenë çdo gjë, vetëm shqiptarë jo.

MÖBEL THEMA

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I GENCIT, PA NDËRHYRJE:

“Ne kulturen dhe traditen shqiptare eshte per turp nese vdes para se tia kthesh mikut te miren, e mos te flasim nese ai mik te ka shpetuar jeten ty dhe familjes, ose ka cliruar popullin tend.
Njerezit qe flasin shqip, qe fyejne, perbuzin ose kthehen kunder Amerikes, qe fale saj sot ekzistojme ne Kosove, mund te jene cdo gje tjeter vec shqiptare jo. Le te flasin shqip gjithe diten. Me shume respektin ndaj popujve tjere, ata mund te jene serbe, bullgare, turq, greke, rome, arabe te shqiptarizuar por shqiptare asnjehere. Nje shqiptar, sado probleme te kete nuk shkel kulturen, traditen dhe rrenjet e veta mbi te cilat jemi formesuar si komb.
Ky njeri eshte nje prej njerezve qe i detyrohemi perjetesisht. Bill Clinton”. /Lajmi.net/

Comments