Gent Cakaj nga Washingtoni kam ardhur me tre mesazhe: S’ka marrëveshje sekrete , s’ka ndarje të Kosovës e as nxitim për arritje të marrëveshjes

75

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, që po shoqëron në takimin dy ditor kryeministri Edi Rama në Kosovë, ka thënë se vizita e tij e fundit në Washington nuk lidhet direkt me zhvillimet e fundit në vend dhe se ai ishte i planifikuar para se të përhapja Covid-19 në mbarë botën.

Mirëpo Cakaj ka treguar se përveç çështjet që i ka diskuar në emër të shtetit shqiptar, ka biseduar edhe me përfaqësuesin e posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe nga i cili ka marrë tri porosi të qarta për Kosovën.

MÖBEL THEMA

“Vizita ime në Washington ka qenë me herët e planifikuar para pandemisë, nuk lidhet drejtpërdrejtë me çështjen e Kosovës, unë atje kam qenë për disa marrëveshje bilaterale.

Realisht i vetmi takim që kam pasur për Kosovën ka qenë ai me përfaqësuesin e special të presidentit Trump për Kosovën dhe nga atje kam tre mesazhe: Nuk ka marrëveshje sekrete, nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush i ka sytë në ballë dhe mendët në kokën nuk beson se as qeveria e Shqipërisë e as askush në Kosovë nuk angazhohet për ndarje, për përfitime personale dhe e treta nuk ka nxitim për asnjë marrëveshje të shpejtë për Kosovën për çfarëdo përftimi elektoral në ShBA”, tha Cakaj.

Comments