Gjarpër në ballkonin e një shtëpie në Shkup

214

Një gjarpër i gjatë dy metra është gjetur në ballkonin e një shtëpie në Draçev të Shkupit, shkruan 24info.
Pronarët e shtëpisë thonë se këtë mëngjes janë befasuar nga pamja që kanë parë. Nga Kopshti Zoologjik në Shkup kanë thënë se nuk bëhet fjalë për gjarpër helmues.
Sipas Jordanço Milloshevski, biolog në Kopshtin Zoologjik, gjarpri është Dolichophis caspius.

MÖBEL THEMA

“Pranvera është koha e zakonshme kur paraqiten gjarprit. Bëhet fjalë për lloj jo të rrezikshëm dhe nuk duhet të ngritet panik. Ajo nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Njerëzit duhet ta largojnë vetëm me thupër” ka thënë Milloshevski, duke këshilluar qytetarët të mos shqetësohen sepse të njëjtën mund ta hasin edhe në mjedise urbane.

Comments