Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë

95

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë.

Aksidenti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.Hoxha ka deklaruar se aksidenti ndodhi rreth orës 17:20, afër fshatit Vragoli.

“Katër automjete janë të involvuara në aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Gjithashtu ai shtoi se dyshimi për shkaktimin e aksidentit ka qenë mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

“Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera. Kjo rrugë tani është e lire për qarkullim te rrjedhshëm, ndërsa ne apelojmë tek drejtuesit që gjatë drejtimit te automjeteve të jenë më të kujdesshëm, vigjilentë dhe t’u përshtaten kushteve në rrugë në mënyrë që të shmangen aksidente të tilla”,theksoi Hoxha.

MÖBEL THEMA

Më poshtë shihni fotografitë e dërguara në redaksinë e Indeksonline nga ky aksident që shkaktoi edhe kolona të gjata./Indeksonline/

Comments