Gjendet pa ndjenja pas 4 ditësh kërkime 60-vjeçari në Pukë

71

Policia ka mundur të gjejë sot pas katër ditësh të zhdukur, shtetasin Nezir Ahmetaj, i moshës 60 vjeç, nga Puka.

Ahmetaj kishte dalë për të mbledhur manaferra më datën 4 gusht në fshatin Dardhë, por që nga ajo ditë asgjë nuk dihej për fatin e tij.

MÖBEL THEMA

60 vjeçari humbi gjurmët në mal, por u lokalizua vetëm sot falë ndihmës së një helikopteri të specializuar për operacione të tilla. Ai u transportua sot në spital në gjendje të fikti.

Si pasojë e konsumimit të frutave të pyllit, Ahmetaj kishte pësuar helmim si edhe kishte humbje të memories dhe të ekuilibrit.

Ai kishte rrëshkitur në mal dhe kishte thyer këmbën si edhe kishte pësuar dëmtime të tjera.

Comments