Gjermani: Një i vdekur, 16 të lënduar dhe katër të zhdukur nga shpërthimi në një fabrikë

141

Re të mëdha tymi, një viktimë, katër të plagosur rëndë dhe gjashtëmbëdhjetë të plagosur të lehtë është bilanci i tanishëm i një shpërthimi të rëndë në një park industrial, i cili strehon disa kompani kimike të Currenta.

Ndërkohë që katër punonjës vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë të djegies së plehrave në parkun kimik.

Zyra Federale e Gjermane për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën në rast të Katastrofave e klasifikoi shpërthimin si “një kërcënim ekstrem” dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda, të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura për të shmangur helmimin nga tymi.

Moebel THEMA

Siç raportojnë mediat në Gjermani tym i zi dhe helmues del nga impianti të djegies së mbeturinave, ku, ndër të tjera, mbetjet e rrezikshme dhe substancat toksike ruhen dhe asgjësohen.

Ata gjithashtu mbyllën disa autostrada kryesore afër.

Autostradat e mbyllura pas reve të helmit, A1, A3 dhe A59 dhe zjarrfikësit kanë hapur korsi emergjence.

Ndërkohë që ende mbetet mister shkaku i shpërthimit, në zonë janë dërguar një numër i madh i policëve, zjarrfikësve, helikopterëve dhe ambulancave.

Sipas BILD, zjarri kërcënon të përhapet në ndërtesën prapa në të cilën ndodhen lëndë të rrezikshme. Nën stacionin e transferimit ndodhen 100 mijë litra lëng hekuri të ndezshëm

Comments