Gjermania pritet të fillojë e para me vaksinën ndaj koronavirusit

117

Gjermania mund të nisë vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit muajin e arshëm. Lajmin e ka dhënë ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Ka arsye për optimizëm se vaksina do të miratohet në Evropë këtë vit. Dhe pastaj ne mund të nisim menjëherë…”, tha Spani në një intervistë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ai shtoi se ai u kërkoi shteteve federale gjermane të përgatisin qendrat e vaksinimit nga mesi i dhjetorit.

“Unë do të pëlqeja që qendrat e vaksinimit t’ishin gati disa ditë më parë sesa të kisha një vaksinë të miratuar, që nuk përdoret menjëherë”, ka thënë Spani.

Gjermania pritet të jetë shteti që do të sigurojë më së shumti doza të vaksinës, pas SHBA-së./Indeksonline/

Comments