Gjermania shënon rritje të rasteve ditore me COVID-19
Gjermania ka regjistruar mbi 20 mijë raste të reja me koronavirus.
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 20,398 në 2,088,400, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 1,013 në 49,783, tregoi shifra. /Lajmi.net/