Gjermania vazhdon të goditet nga vala e dytë e Covid-19, regjistrohen mbi 22 mijë raste të reja

353

Rastet e të infektuarve me koronavirus në Gjermani kanë kaluar zyrtarisht shifrën 2 milion, ndërsa vala e dytë vazhdon të rritet në gjithë vendin. Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 22.368 raste të reja dhe 1.113 vdekje në 24 orët e fundit, që është mbi mesataren shtatëditore të rasteve dhe fataliteteve.

Vdekjet e fundit e çuan numrin e përgjithshëm të viktimave të vendit në 44.994 dhe konfirmuan se numri i infeksioneve ka arritur në 2 milionë që nga fillimi i pandemisë një vit më parë. Gjermania shënoi një milion në nëntor të vitit të kaluar dhe dyfishoi numrin e saj në vetëm shtatë javë, duke treguar ashpërsinë e valës së dytë të COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kohët e fundit zbuluan variante më ngjitëse të virusit në Britani dhe Afrikën e Jugut në Gjermani, por mbetet e paqartë nëse rritja e fundit e numrave është e lidhur me këto mutacione.

Comments