Gjevgjeli, kapen79 emigrantë në një kamion

407

 

Gjatë kontrollit të një automjeti transportues me targa të Maqedonisë dje në vendin e quajtur “Kasarna” policia ka gjetur 79 emigrantë. Shoferi i automjetit është privuar nga liria dhe është dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme.

Siç informon MPB, automjeti transportues “mercedes atego” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.Q.(25) nga Bogdanci-Stojakovova është ndalur në orën 12:15 nga ana e nëpunësve policor nga Stacioni policor për vendkalim kufitar dhe kontroll kufitar “Bogorodicë” me nëpunës policor nga Republika e Hungarisë, në Gjevgjeli në vendin e quajtur “Kasarna”.

Pas kontrollit të kryer është konfirmuar se automjeti ka qenë pronësi e I.S.(32) nga Shkupi.

Comments