Gjimnazi “7 Marsi “nga “hiçi” në shkollën më të mirë në Tetovë dhe më gjerë

3,431

Para katër vitesh ishte një institucion thuajse I rrënuar ,me pak shpresë se do t’ia dalë mbanë .Me hapësira thuajse bosh sepse bankat dhe karriget ,madje edhe dyert ishin të bëra copë .Ishin vetëm muret e një shkolle e sapo ndërtuar por nuk kishte sistem brenda,nuk funksiononte asgjë ,kishte një proces mësimorë të vështirë dhe revoltë te të punësuarit .informon Faktiditor.ch.Shpesh të punësuarit dhe nxënësit kalonin nëpër “moçalet” dhe futeshin në shkollë me këpucët e përlyera ,hapësirat e të cilave thuajse nuk pastroheshin me ditë dhe mbase me javë.Nuk kishte një vend parkim,as hapësira të gjelbërta përreth.Me pak fjalë nuk kishte asgjë.

Por katër vite më pas ajo është më shumë se një qendër e mesme dhe viti I ri e gjen me ndryshime të paimagjinueshme .Një qendër shkollore pjesë e projekteve ndërkombëtare ,me dy amfiteatro ,e modernizuar si asnjë qendër tjetër në Tetovë dhe madje edhe në Maqedoninë e Veriut.Me kabinete të shumta dhe me shumë rezultate e bëjnë gjimnazin 7 Marsi një model .Kryeprotagonistja e këtij ndryshimi është padyshim Miqerem Rizai.Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer dhe të pa imagjinueshme duke e bërë një model këtë qendër dhe duke bërë të pamundurën të arritshme dhe duke e shndërruar një institucion nga hiçi në një të tillë që ka marrë vëmendjen e gjithësecilit .Së fundmi përveç shumë kushteve janë edhe bankat e reja që nuk I ke as nëpër universitete ,pra secili nxënës ka bankën e vet me numrin e shënuar aty.Fotografitë tregojnë shumë më tepër se si është kjo shkollë e ndërtuar nga rregulli,disciplina dhe puna e mahnitshme që bën stafi profesional.
Ky vit e gjen si asnjëherë tjetër këtë shkollë ku nuk mungon thuajse asgjë dhe çdo gjë funksionon si një orë zvicerane.Është vetëm një sallë sporti që mungon por është prioritet kryesorë ndërsa drejtoresha Miqerem Rizai thotë se ajo do bëhet gjithësesi shumë shpejt.Faktiditor.ch

Comments