GJITHÇKA QË FLUTURON, NUK HAHET!

80

Abdulla Mehmeti

(Nuk e ndihmon çështjen tënde kombëtare duke përkrahur dhe bashkëpunuar tinëz me forcat reaksionare, predikuese dhe përhapëse të shovinizmin ekstrem në radhët e partive të huaja të tipit të OBRM-PDUKM-së)

MÖBEL THEMA

Përfaqësuesit e partive të opozitës shqiptare në Maqedoninë Veriore, është mirë që pas fitores së partive të opozitës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, sidomos me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, besojnë që kjo frymë do të përhapet dhe shpërthejë fuqishëm edhe në Maqedoni dhe në viset tjera shqiptare, por këtë besim dhe entuziasëm të tyre duhet ta shfaqin pasi të kthjellohen dhe heqin dorë nga bindja e tyre e gabuar se kjo mund të arrihet në bashkëpunim me partinë e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, të pareformuar ende, sinonim i frymës antishqiptare dhe shovinizmit ekstrem, parti që ka krijuar krizën më të madhe politike në Maqedoni gjatë 30 viteve të fundit, ka përhapur dhe përkrahur shtrirjen e ndikimit serb dhe rus në këtë shtet dhe është përçuese e ekstremizmit dhe terrorizmit në këtë shtet dhe rajonin më të gjerë, që nga gjeneza e saj në fund të shekullit XIX e deri më sot.

(7.X.2019)

Comments