Gjuajtja me armë në Dardani: Plagoset një person, Policia identifikon të dyshuarin

185

IndeksOnline më parë ka raportuar për disa të shtëna me arë zjarri në lagjen “Dardania’ në Prishtinë’.

Nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë konfirmuar se një person është plagosur.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ndërkohë, thonë se është identifikuar një i dyshuar, të cilin po e kërkon Policia.

Sot rreth  orës 15:30, policia  ka marrë informatën për një plagosje me arme zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është pjagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, thuhet në përgjigjen e PK-së./IndeksOnline/

Comments