Gjykata Penale: Avokatët mos manipulojnë me opinionin lidhur me kushtet për mbajtjen e seancave gjyqësore

216

Në pajtim me vendimin e Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë në gjykatë në bazë ditore nuk mund të përcaktohen më shumë se dhjetë gjykime për lëndë urgjente dhe që nuk mund të shtyhen edhe atë në ndërtesë me 25 salla gjyqësore në shtatë kate, informojnë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit.

Nga gjykata apelojnë deri te një pjesë e avokatëve të mos manipulojnë me opinionin lidhur me kushtet për mbajtjen e seancave gjyqësore dhe respektimin e masave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qeverisë të RMV në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Kovid 19.

MÖBEL THEMA

“Gjykata, në përputhje me vendimin e Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë, përgatiti listë prej rreth 300 lëndëve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen dhe janë përcaktuar gjatë muajve mars dhe prill, nga e cila listë në gjykatë në bazë ditore janë përcaktuar jo më shumë se 10 gjykime edhe atë në ndërtesë shtatëkatëshe me 25 salla gjykimi. Kjo është arsyeja pse gjykimet me numër më të madh palësh zhvillohen në njërën nga tre sallat më të mëdha gjyqësore, ku ka hapësira të bollshme dhe distancë të mjaftueshme midis të pranishmëve, siç ishte rasti sotëm me lëndën e njohur në opinion si “Titanik”, te e cila në pjesën e për publikun kishte të pranishëm përfaqësues të mediave”, thuhet në kumtesën nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit.

Nga Gjykata Themelore Penale theksohet që gjykata dezinfektohet rregullisht, temperatura matet me një pajisje pa kontakt për të gjithë që hyjnë në ndërtesë, përdoren maska medicinale dhe doreza sterile dhe frekuentimi i njerëzve është reduktuar në minimum.

Për të shmangur spekulimet, nga Gjykata u bëjnë thirrje mediave dhe përfaqësuesve të OJQ-ve që monitorojnë punën e gjykatës nëse kanë mundësi mund të marrin pjesë në ndonjë nga seancat e ardhshme të përcaktuar ku do të bindeshin për kushtet e gjykimit

Gjykata edhe njëherë apelon se edhe avokatët të cilët i kritikojnë masat të cilat i ndërmarrin nga gjykata, ndërsa një pjesë e tyre paraprakisht i kanë informuar gjykatësit se janë penguar të marrin pjesë në gjykimet dhe aspak nuk janë paraqitur në sallën gjyqësore ditëve të fundit, se të gjithë në mënyrë të barabartë duhet t’i respektojmë rekomandimet dhe të japim kontribut në luftën me virusin.

Comments