Gjykata supreme i përgjigjet me shkrim Antikorupsionit

40

24 orë pasi Gjykata Supreme dhe kryetari i saj Jovo Vangellovski ishin paralajmëruar nga Komisioni antikorrupsion që gjykatësit për të cilët ka proces për shkarkimin e tyre të mos jenë pjesë e debatit, gjykata më e lartë doli me reagim. Në një njoftim të shkurtër thekson se ata e dinë punën e tyre dhe se në mënyrë të pavarur marrin vendime.

MÖBEL THEMA

“Në praktikën e deritanishme gjykatësit që veprojnë në lëndë konkrete, gjithmonë janë përjashtuar nga proceset në të cilat ka pasur arsye për përjashtim, përfshirë edhe në procese për lëndë për të cilat është vendosur në seancë të përgjithshme dhe nuk u nënshtrohen presioneve nga jashtë”.

Komisioni për pengimin e korrupsionit dje i paralajmëroi gjykatësit suprem se nuk guxojnë të jenë pjesë e seancave të përgjithshme dhe të marrin mendim parimor sipas cilit ligj duhet të vendosë Këshilli gjyqësor për nismën për shkarkimin e gjykatësve. Ligji i ri për gjykata parashikon masa më të buta, ndërsa versioni i tij më i vjetër lejon sanksione të rrepta dhe shkarkime nëse konstatohet veprim i pandërgjegjshëm i ndonjë gjykatësi. Komisioni për pengimin e korrupsionit porositi se nëntë gjykatësit për të cilët ka proces nuk guxojnë të jenë pjesë e seancës sepse nëse vendosin për veten e tyre, kjo do ishte konflikt klasik i interesave.

Comments