Gjykata Themelore në Shkup sqarohet për vendimin për kreun e BFI-së

625

Gjykata themelore Shkupi 2 sot nëpërmjet një komunikate ka shpjeguar vendimin për ndryshimin në udhëheqësinë e Bashkësisë Fetare Islame që solli tensione në këtë institucion. Nga Gjykata, shpjegojnë se vendimin e kanë sjellë në bazë të dorëheqjes së parevokueshme të Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi është pranuar më datë 25.03.2019, pas çka, thone nga gjykata, Rijaseti i BFI-së më 30.03.2019 ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku e ka pranuar dorëheqjen dhe e ka caktuar Skender Buzakun.
Kërkesën, theksojnë nga gjykata, e kanë pranuar më tre prill, ndërsa vendimin për ndryshimin e Reisit e kanë sjellë më 17 të këtij muaji.
“Vendimi i theksuar për ndryshimin e ushtruesit të detyrës Reis ul Ulema nuk është fuqiplotë, gjegjësisht për të njejtën janë duke rrjedhur afatet për ankesë prej 15 ditë. Në këtë kuptim, potencojmë se gjykata nuk bën ndryshim, por zbaton dhe konfirmon vendime të bashkësisë fetare që janë sjellë në senacë të jashtëzakonshme të Rijasetit, ndërsa në bazë të nenit 36 dhe nenit 68 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame”, theksojnë nga gjykata, raporton SHENJA.
Lidhur me pyetjet nëse dorëheqja e parevokueshme e Sulejman Rexhepit është falsifikuar ose jo, nga Gjykata thonë se kjo mund të jetë lëndë e një procedure tjetër.

Comments