Gjyqtari i Gërdecit i thotë lamtumirë Drejtësisë!

51

Lumi - Fahrschule

Është lënë në fuqi vendimi për largimin nga Drejtësia ndaj ish-gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi. Kolegji i Posaçësh i apelimit shkarkoi në mënyrë unanime ish gjyqtarin, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ai është i vetmi gjyqtar i lartë që deri më tani është shkarkuar vetëm për një komponent që është papërshtatshmëria e figurës. Ndërkohë që nuk u skanuan gjetje për pasuritë e tij të dyshimta apo edhe për aftësitë profesionale përderisa ai mbylli në dhomë këshillimi dosjen e tragjedisë së Gërdecit, shkruan Top Channel.

MÖBEL THEMA

Për ish gjyqtarin thuhej se kishte njohje me individë të krimit të organizuar. Edhe vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se Selimi kishte kontakte të drejtpërdrejta me Arben Isufin, i njohur ndryshe si Ben Qimja. Për të ish-gjyqtari i lartë kishte ndërhyrë për të penguar ekstradimin e tij në Itali.

Vendimi u deklarua nga trupa e shkallës së dytë të Vettingut, me kryetar Sokol Çomo, relatore, ish prokurorja Ina Rama dhe me anëtarët: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) e dha vendimin menjëherë pasi u mbyll në dhomë këshillimi.

Comments