Gjyste Vulaj: S’më ka prekur kush pos burrit tim

169

Gjyste Vulaj ka thënë se përveç burrit të saj nuk e ka prekur askush tjetër.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, ishte së fundmi pjesë e “Ftesë në 5”, aty ku foli lidhur me karrierën e edhe jetën private, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar edhe se si është njohur me bashkëshortin. E pyetur për të dashurit e saj dhe tradhtitë, këngëtarja tha se i vetmi mashkull, që ka pasur në jetën e saj është pikërisht bashkëshorti, Sokoli.

“Unë e fejuar me të që 16 vjeç, boll e kam pasur. S’më ka shkuar ndërmend, jo të kem një tjetër lidhje, por as të kryej marrëdhënie seksuale me dikë sa për një natë.

Kemi akoma jetë intime bashkë, kjo gjë nuk diskutohet, por s’e imagjinoj dot veten me dikë tjetër. Kur i dëgjoj të tjerët të thonë ‘isha me gruan e filanit’, se imagjinoj dot të thonë emrin tim”, tha ajo./Lajmi.net/

Comments