Godet Gecaj:Institucionet e aferave!

39

Një bisedë telefonike mes kryeministrit Zoran Zaev dhe dy humoristëve rusë që janë prezantuar si ish presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zgjuar reagime të mëdha në Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook, shkruan Gazeta Observer.
Ky është statusi i plotë:

INSTITUCIONET E AFERAVE!

Komikët rus kishin futur në një kurth tej mase qesharake dhe ekstremisht të turpshme Kryeministrin Zaev.

MÖBEL THEMA

Presidenti Thaçi sapo na informoi se edhe me te kishin tentuar të njëjtën dhe falënderoi kabinetin e tij për evitimin e një situate të tillë idiotësie! Kryeministri Haradinaj me lehtësi të jashtëzakonshme kishte rënë pre e një kurthi të tillë të këtyre komikëve rus, madje edhe duke i uruar publikisht fitore një personi inekzistent. Tani, mos për asgjë tjetër, atëherë vetëm për këtë situatë të turpshme kokëtrashësie në të cilën i kishin futur institucionet dhe popullin e Republikës së Kosovës, ose Kryeministri Haradinaj ose kabineti i tij do të duhej të japin dorëheqje!

E mira e së mirës do të ishte sikur Kryeministri Haradinaj së bashku me tërë kabinetin e tij të dorëhiqeshin dhe, nga turpi i injorancës së tyre, mos të shiheshin në publik për një kohë të gjatë! Në anën tjetër, edhe pse ky dukej të ishte qëllimi, Presidenti Thaçi sot dështoi të na bindë se deklarimet e Kryeministrit Zaev mbi allishverishet Thaçi-Vucic ishin të pabazuara.

Kryeministri Haradinaj: “E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”!

Comments