Gold AG ndal veturën në Rrugën e Kombit për të falur namazin

172

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka vënë shumë herë në dukje se është një mysliman i devotshëm.

Ai i praktikon të gjitha ritet fetare, teksa kujdeset që edhe të falë pesë vaktet brenda ditës.

Edhe nëse në ndonjë nga vektet, atë e zë rruga për dikun – ai do të ndalet dhe ta kryejë se s’bën ritin fetar.

Moebel THEMA

Këtë gjë e ka dëshmuar një fotografi e publikuar nga një mik i reperit në rrjetet sociale, ku Gold AG shihet teksa ka ndalur veturën e tij në Rrugën e Kombit, për të falur namazin.

Me të parë postimin e mikut të tij, edhe vet Gold AG vendosi që ta rishpërndajë atë në InstaStory.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi ka qenë mjaft i angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte gjatë këtij sezoni veror. /Telegrafi/

Comments