“GOOGLE MAPS” DO TË TREGOJË RRUGËT MË “MIQËSORE” ME MJEDISIN
Aplikacioni i navigimit rrugor “Google Maps” do të fillojë të udhëzojë drejtuesit e automjeteve drejt rrugëve që llogariten se janë më miqësore me tokën, bazuar në një listë të faktorëve.
Kompania “Google” tha se do të përfshijë edhe mundësinë e zgjedhjes së rrugëve për udhëtim ku gjenerohet emetim më i ulët i karbonit duke përdorur kryesisht të dhënat e trafikut dhe pjerrësitë e rrugëve.