Gra shqiptare që kërkojnë lëmoshë

204

Urim SALIHU

MÖBEL THEMA

Nuk duken si romë sepse sytë I kanë të kaltër.Poashtu edhe një grua mbuluar me një shami e
gjen cdo ditë të udhëkryqi në qendër në një vend të rezervuar për atë fat të rëndë gruaje e cila ka
një shikim të humbur por ka edhe një sedër.Ajo të paktën nuk është vjedhëse, as nuk I ka
premtuar askujt asgjë.As edhe me tentimet më të mëdha nuk mund ta detyrosh të tregojë se kush
është, nga vjen, cfarë e ka detyruar të jetë në atë vend të trishtë .Ajo është heshtja vetë, por heshtja që të vret.
.
Por varfëria është shtrirë egër në një qytet me dy pamje sic është Tetova.Në njërën anë kafene
luksi , jashta të parkuara vetura të shtrenjta, ndërsa këndej rrugës janë ata që fati I shkeli
mizorisht.Ata që edhe shteti I goditi me të njëjtën monedhë.
Këto copëza rrëfimesh I din secili njeri që të paktën njehërë në ditë është I detyruar të bëjë në
këmbë atë rrugë të dendur që nis nga qendra dhe shkon në drejtim të daljes nga qyteti.Në ato
vende deri te udhëkryqet e mëposhtme për në rrugën e Shkupit rrijnë secilën ditë të jetës së tyre
këta njerëz të lëmoshës që shpesh edhe etiketohen se janë të detyruar të bëjnë gjëra që mbase
edhe nuk duan ti bëjnë..
“ Më vjen keq kur I shoh.Janë plot fëmijë që nuk rrallohen por shtohen për ditë bashkë me gra
dhe të tjerë pleq që shpresojnë se dikush do tu ndihmojë.” thotë Xhemili një banor I Tetovës.Ai thotë se asnjëherë nuk I intereson dicka më shumë përvecse mënyrës se ata megjithatë duhet ndihmuar.

ATA PO SHTOHEN CDO DITË
Mjafton të del një rrugë një njeri I vetëm që t’I nënshtrohet dikujt për t’I kërkuar lëmoshë, pas tij
vërshojnë më pastaj edhe shumë të tjerë të cilët dalin sapo lind dielli dhe kthehen në shtëpi kur
muzgu fillon të bie.
Kur hedh shikimin kah rruga që të dërgon për në pjesën më të frekuentuar të qytetit kah qendra,
sheh njerëz të shumtë të cilët vazhdojnë të përsërisin refrene migjeniane, ndërkohë që këto
personazhë me fatin e tmerrshëm të tyre prej skamnori ndodhë të kthehen bosh në mbrëmje ose
të kenë siguruar vetëm një ” mëditje” të vogël sa për të kaluar edhe një ditë të rëndë në vendin ku
fati I tyre pritet si në udhëkryq. Pikërisht te udhëkryqi në Qendrën e qytetit nuk sheh më vetëm
njerëz të përkatësisë rome që është thuajse normale për shkak se shumë vite ata kanë bërë jetë
rrugësh duke lypur bashkë me fëmijët e tyre fare të vegjël.
Tani në atë zonë të frekuentuar të qytetit sheh edhe shumë femra të moshave të ndryshme
shqiptare, kryesisht pas viteve 40 të cilët në beton kanë lëshuar një shami si shenjë e kërkimit të
lëmoshës. Sytë e kaltër të një gruaje ishin të përzier me ngjyrat e zeza të një jete që ajo nuk e meriton por është e detyruar që të nënshtrohet për shkak se
skamja ka rënë tanimë në një vend ku varfëria troket padiktueshëm dhe depërton thuajse te cdo I
treti njeri.Politika flet për gjëra të mëdha diku në fotele të buta ku janë vendosur aktorët, ndërsa
përjashta është një sistem tjetër. I tmerrshëm,madje i padurueshëm për njerëzit që kanë humbur
busollën.Njerëzit e kanë të vështirë më të mendojnë se cfarë do të sjellë e nesërmja sepse ditët
rëndohen si pesha e një bote të tërrë dilemash dhe skamjeje.
Po t’I pyesëh këto njerëz të bëhet se ata janë memec, por ajo që e ndan këtë mëdyshje është
përsëritja e refreneve të mësuara thuajse përmendësh për t’u kërkuar kalimtarëve pak para sa për
të mbijetuar një ditë të rëndë. Një tjetër grua rreth të pesëdhjetave e mbuluar me një shami
,tregonte qartë se ajo ishte shqiptare por nuk tregon identitetin. Sytë e kaltër e dallojnë atë nga
racat tjera, ndërsa një shqiptare tjetër e sheh disa metra më poshtë , dhe pastaj edhe një tjetër
duke krijuar vargun e gjatë të njerëzve që fati ua ka kthyer shpinën ose ekzistenca I ka detyruar
të mendojnë për variantin më të keq atë të kërkimit të lëmoshës.
Rruga prej qendre deri në dalje të qytetit shpesh ka dy pamje jo të zakonshme. Në rrugën
kryesore sheh plot vetura luksoze në lëvizje ndërsa pak metra më këtej nëpër trotuare vërren
krejtësisht një pamje tjetër , larg, tepër larg jetës normale.Janë këto pamje që I sheh cdo qytetar I
Tetovës që të paktën njëherë në ditë e kalon atë rrugë.

Comments