Grenell i quan historike marrëveshjet e nënshkruara në Mynih

82

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudha në mes të Kosovës dhe Serbisë në Gjermani, kanë reaguar nga ambasada amerikane në Berlin, raporton Gazeta Express.

MÖBEL THEMA

Në profilin e ambasadës në Twitter shkruhet se Grenell e ka hapur konferencën e sigurisë së Mynihut duke nënshkruar marrëveshjen historike për hekurudhat dhe autostradat.

“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me nënshkrimin e marrëveshjes historike për hekurudhat dhe autostradat midis Serbisë dhe Kosovës, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për të rivendosur fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruhet në njoftimin e ambasadës./Express/

Comments