Gruaja e Assad diagnostifikohet me kancer

41
Loading...

Asma al-Assad, baskëshortja e liderit sirian, Basharl al-Assad, është diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe po trajtohet në një spital ushtarak në Damask, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve siriane të mërkurën.

“Me forcë, besim, zonja Asma al-Assad fillon fazën e parë të trajtimit për një tumor malinj të gjirit, të zbuluar në fazat e hershme”, shkroi presidenca siriane në Twitter bashkë me një fotografi të ku ajo shihet duke marrë trajtim.

Asma që tanimë është 42 vjeçare u martua në vitin 2000 me Bashar, disa muaj pasi ai trashëgoi pushtetin nga babai i tij, Hafez al-Assad për t’u bërë president i Sirisë.

Ajo e mbështet bashkëshortin e saj për politikën e tij edhe pse ai konsiderohet si diktator.

Në 2012 Asmaa lëshoi një deklaratë duke thënë: “Presidenti është Presidenti i Sirisë, dhe jo i një fraksioni të sirianëve dhe zonja e parë e mbështet atë në këtë rol”.

Çifti kanë tre fëmijë, Zein , Karim dhe Hafez.

Të NgjajshmeKokëdhima për debatin e kufijve: Shqiptarët nuk mund të shkëmbejnë dy troje shqiptare Salzburgu zhbllokon shifrat ndaj Shkëndisë Besoni ose jo, kjo është mosha e Will Smith Thaçi e Haradinaj të ndarë rreth korrigjimit të kufijve Shkenca: Truri i njeh objektet nëpërmjet prekjes Trump i dërgon letër Putinit përmes senatorit Paul

Loading...
Comments