Gruaja pas pagesës së faturave njofton postën se është e infektuar me koronavirus

147

Një grua e infektuar me koronavirus mëngjesin e sotëm ka hyrë në postë në Zagreb, ndërsa pasi i pagoi faturat i informoi të pranishmit që është e infektuar dhe se duhet të dezinfektohen.

Posta është mbyllur dhe menjëherë është thirrur epidemiologu.

MÖBEL THEMA

Shefi i Mbrojtjes civile të Zagrebit të Ri, Valentin Rajkoviq për HRT-në deklaroi se gruaja duhej të ishte në vetizolim.

“Mëngjesin e sotëm ajo ka ardhur t’i paguajë faturat dhe kur ka përfunduar ka treguar se është e infektuar me koronavirus dhe se të gjithë duhet të dezinfektohen”, tha Rajkoviq.

Ai shtoi se të gjithë të cilët në atë moment ishin në postë duhet të vetizolohen edhe ju kërkoi të infektuarve të qëndrojnë në shtëpi.

Comments