Grubi: BDI mbështet të gjitha ligjet që janë në procedurë parlamentare

219

BDI-ja sipas deputetit të saj Artan Grubi mbështet të gjitha ligjet që janë në procedurë parlamentare, andaj kërkon edhe nga partitë tjera që të kontribuojnë në miratimin e këtyre ligjeve që kështu t’i hapin rrugë shpërbërjes së kuvendit dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

“BDI në tërësi i përkrah të gjitha ligjet që janë në procedurë, miratimin e tyre sa më të shpejtë, mundësisht edhe sot. Përkrah Ligjin për media, për mbrojtje, lojërat e fatit, dhe gjithë ligjet tjera që janë në procedurë përfshi edhe atë të Ligjit për Prokurori de Këshillit të Prokurorëve dhe kërkojmë që të miratohen që sot. Urojmë që të gjithë të japin kontributin e vet për miratimin e këtyre ligjeve dhe për shkarkimin e ministreshes dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Grubi gjithashtu hodhi poshtë zërat për mospajtime me partnerin e koalicionit qeveritarë, LSDM.

MÖBEL THEMA

“BDI-ja ligjin për Prokurori dhe ligjin për Këshillin e Prokurorëve nuk kushtëzon me kurrfarë ligji dhe kurrfarë procedure, as me Kodin Zgjedhorë.   Miratimin e Ligjit për Prokurori Publike ne deputetët e BDI-së njëzëri do ta votojmë, edhe Ali Ahmeti do të vij nga Kërçova për të votuar ligjin në fjalë”, tha Grubi duke shtuar se gjithashtu do të mbështesin edhe shkarkimin e ministres Rashella Mizrahi.

“Nuk mund të lejojmë shkelje të Marrëveshjes së Prespës dhe dygjuhësisë, andaj do të votojmë për shkarkimin e ministres Rashella Mizrahi”, tha Grubi.

Kodi Zgjedhor ka arritur në Kuvend dhe së shpejti pritet të lëshohet në procedurë parlamentare, njoftoi Grubi sipas të cilit është pranuar propozimi i BDI-së për ndryshimet në njësitë zgjedhore.

Comments