Grupimi i njerëzve është arsyeja e përhapjes së coronavirusit në Tetovë

134

Mosrespektimi i masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në rajonin e Tetovës ka kontribuar në krijimin e tre grupimeve të reja të të infektuarve.

Specialisti i Epidemiologjisë, Naim Skenderi nga Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë thotë se mbledhja në grupe është një nga arsyet e përhapjes së virusit.

MÖBEL THEMA

“Sot kemi 10 raste të reja në Tetovë dhe rrethinë. Shumica e tyre janë njerëz që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, por ka edhe grupime të reja, që është rreziku më i madh i shfaqjes së grupimeve të reja, të cilat do të rritin numrin. Kemi tre grupime të reja dhe numri i përgjithshëm është rreth 25 grupime. Komunat e Tetovës dhe Bogovinjës me fshatrat kanë numrin më të madh të rasteve”, tha Skenderi.

Ai theksoi se njerëzit nuk duhet të relaksohen dhe t’u përmbahen masave sepse virusi është ende këtu.

“Situata në Tetovë dhe rrethina nuk është epidemiologjikisht e mirë sepse qytetarët për fat të keq nuk i respektojnë masat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik”, tha ai./Telegrafi/

Comments