Guterres paralajmëron për rritjen e mercenarëve

38

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi për rritjen e mercenarëve, të cilët, sipas tij, nuk marrin pjesë vetëm në luftëra, porse përfshihen edhe në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe terrorizëm.

Në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres bëri thirrje për mbështetje më të gjerë për ligjet kundër përdorimit të mercenarëve.

Ai po ashtu kërkoi persekutimin e tyre dhe forcimin e përpjekjeve për të parandaluar rekrutimin e njerëzve.

MÖBEL THEMA

“Veprimtaritë mercenare janë zhvilluar gjatë viteve”, tha Guterres, duke përmendur përqendrimin e tyre në disa vende, si Bregu i Fildishtë dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar Konventën Ndërkombëtare kundër Rekrutimit, Përdorimit, Financimit dhe Trajnimit të Mercenarëve në vitin 1989 dhe ajo ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2001.

Por, vetëm 35 vende janë palë në të, tha Guterres.

Comments