Hahn: Liderët e BE dështuan, vendimi negativ mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor

93

Johannes Hahn, Komisionieri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerim, tha se krerët e shteteve të Bashkimit Europian nuk njohën përparimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke mos marrë vendimin pozitiv për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Liderët e BE dështuan të përmbushnin përkushtimin e tyre për të nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është mjaft zhgënjyese. Tani, ata duhet të sqarojnë se sa serioz është përkushtimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor”, shkroi Hahn në Twitter.

MÖBEL THEMA

“Falënderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka natën e kaluar për të arritur vendimin e rëndësisë strategjike për BE dhe luftuan për të dërguar një sinjal shprese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”-shtoi Hahn.

Hahn paralajmëroi për pasoja “negative” pas këtij vendimi që do të mbërrijnë edhe brenda unionit. “Siç e thashë edhe në Luksemburg: Ky nuk është një çast i lavdishëm për BE-në. Refuzimi i pranimit të përparimeve të vërtetuara do të ketë pasoja negative, përfshi edhe rrezikun për destabilizim të Ballkanit Perëndimor me impakt të plotë edhe në BE”.

Comments