Hahn: Mund të arrihet zgjidhje për emrin, por rëndësi ka edhe kualiteti i marrëveshjes

30

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Hahn në një intervistë për gazetën greke “Ta nea”, shprehu bindje se mund të arrihet zgjidhje për emrin dhe vlerson se në Sofje nuk do të jetë vendimtare për atë se a do të ketë zgjidhje, por me rëndësi sipas Hahn në këtë proces është edhe kualiteti i marrëveshjes.

“Duke pasur parasysh përpjekjet e të dyja palëve me ndërmjetësim të përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, jam i bindur se mund të gindet zgjidhje. A do të ndodh kjo në Sofje nuk është pikë vendimtare, ajo që është me rëndësi është kualiteti i marrëveshjes. Me rëndësi të madhe është vendosshmëria e dy liderëve të arrijnë kompromis që është i pranueshëm për të dyja palët. Zgjidhja nuk është e mirë vetëm për IRJM por edhe për tërë rajonin”, thotë Hahn në intervistën për “Ta Nea”.

Comments