Halil Kastrati: 200 familjeve në nevojë nesër do t’u shpërndahen pako ushqimore

84

Në kohën kur populli ynë po ballafaqohet me pandeminë koronavirus dhe po kërkohet apel për izolim, është dikush që përherë mendon për familjet në nevojë.

Humanisti kosovar Halil Kastrati, përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se nesër do të bëhet aksion i madh humanitar, ku do të ndihmohen plot 200 familje.

 

Ky është postimi:

 

Ne u beme gati!

Neser aksion i madh humanitar

Do te ndihmohen 200 familje nevojtare me nga nje pako me gjera ushqimore, higjienike dhe nga nje thes miell 25 kg, vlera e nje pako eshte 50 euro

MÖBEL THEMA

100 familje do te ndihmohen ne komunen e Suharekes
100 familje do te ndihmohen ne komunen e Vitise

Aksionet tona do te jene te perditshme dhe ne te gjitha komunat e Kosoves

Bamires Zoti ju shperblefte

Comments