Halil Matoshi merr detyrën e re në Qeveri me një shkrim të veçantë

308

Gazetari dhe publicisti Halil Matoshi me një shkrim të publikuar në Facebook tregon se zyrtarisht është emëruar zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Matoshi njoftimin e tij për postin e ri e ka shoqëruar me disa dedikime, transmeton Gazeta Express.

Shkrimi i plotë:

“Qytetarë të dashtun të Republikës,

Sot, me nominimin e Kryetarit të AAK-së, Z. Ramush Haradinaj dhe me aprovimin e Kryeministrit të Republikës, Z. Abdullah Hoti, jam emnu zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Kosovës!

Jam njeri i librave dhe në politikë vij nga provinienca e kulturës, nga streha e qenies – gjuha!

Sot, kur jam në ni zyre publike, due me kujtue të gjithë gratë dhe burrat që u flijuen në shumë breza, me pasë Republikë dhe me pasë zyra publike!

Me pasë kuptim t’jetuemit!

Ky flamur dhe kjo Kushtetutë për mu do ta kenë kurdo vlerën ma t’ naltsueme që përkufizohen me shenjtninë!

Falemneres Kryetarit Haradinaj, me të cilin jam rreshtu politikisht dhe të cilin, sëbashku me familjën e tij, i rëndis po tek ato vlerat ma t’nalta të këtij kombi e shteti.

Sa herë ngritëm në kâmbë për himn e flamur, u shoh Juve, Jasharajt me ní tubë thmi që i dalin përballë mizorisë e i thonë, s’luejm vení p’ej ktu;

Shoh Komandant Ramush Haradinajn tek e bânë n’krah vllaun Luanin, t’râmë n’log t’flamurit, shoh Shkëlzenin tek i ruen me shpatulla fmijtë e Kosovës, nga ulërimat e fashizmit serb, shoh Enverin dhe Plakun-Kshtjellë Kosove!

E shoh Gjeneral Junior Haradinaj, Dautin dhe të gjithë ushtarët e lirisë!

Jam angazhu që herët, në vitet ‘90, në Lēvizjen e Demiurgut të idesë së shtetit sovran, Dr. Ibrahim Rugova dhe secilën fjalë e vepër ia dedikoj Kosovës, shtëpisë sonë të përbashkët, Projektit të përjetshëm të 17 shkurtit, Republikës së Kosovës!

Ni falemnderim Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Qeverisë së normalitetit, Z. Avdullah Hoti dhe Ministres së MKRS, Zonjës Vlora Dumoshi, koleges sime nga gazeta legjendare e studentëve “Bota e re”!

Falemnerës kolegëve t’mi gazetarë, të rinj e të vjetër, nga Zenun Çelaj tek Artiana H. Matoshi e Rilind Matoshi!

Dhe ni falemnderim familjës së madhe Matoshi p’ej Gmice, kudo që janë!

Falemneres familje, Ilirianë, Artiana, Armat dhe Blendi!

Krenar!

Falemnerës shokve t’mi, padallim, që m’kanë mbështetë kur jam kanë ngushtë po edhe kritikve t’mi t’arsyeshëm!

“Shoktë, janë krahtë e njerit”- thojke baba Hazir!

Dhe sot, si gjithmonë, me tânë fuqitë e mia i shërbej Atdheut tim, që i japin kuptim punëtorët, heronjtë e mi personal dhe e mbajnë në kâmë, ligjet” shkruan Matoshi në Facebook.

Comments