Haraçina meriton më shumë!

318

Vota si shprehje e vullnetit të lirë e qytetarit në zgjedhje është besim për kandidatin dhe subjektin politik që elektorati e përzgjedh ta përfaqësojë, por këtë radhë me rastin e zgjedhjeve vendore të 17 tetorit, haraçinasit nuk duhet të mashtrohen me projekte pilot nga ana e demagogut Zajko për të votuar sërish për ‘sugaren’ e tyre për kryekomunare, përkundrazi ata duhet të bëjnë zgjidhjen e duhur.

Katër vitet të qeverisjes vendore nga ana e kukllës së Zajko demagogut Milkija e Haraçinës, nuk realizoi shumicën e premtive që bënë për haraçinasit por përdhosi votën dinjitetin e tyre.

Ata i besuan naivisht katër vjet më parë skuthit Zajko përmes një shqiptareje pa dinjitet si ‘presedatellka’ Milkije, si kryekomunare dhe ia dolën.
Por, ‘presedatellka’ e përzgjedhura e SDSM -së nuk ia doli t’i realizojë premtimet se Haraçinën do ta nxirrte nga ‘bataku’.

Moebel THEMA

Haraçina ngeli pa kanalizime dhe pa ujë të pijshëm, pa ndriçim të rrugëve dhe pa i asfaltuar rrugët e amortizuara.
Ajo ngeli pa shkollë fillore dhe pa të mesme.
Ku shkuan 6 milion euro investime për Haraçinën?
Çerdhja, këndi i lojërave dhe ambulanca janë një tjetër dezertim nga zotimi i SDSM- së së Milkijes për Haraçinën!

Ja pra haraçinas dhe haraçinase, para se të votoni mendoni për premtimet të pambajtura të ‘presedatellkës’ Milkije dhe skuthit Zajko, se nuk mund të gënjeheni më me premtimet të pa mbajtura të SDSM-së, që shkelën dhe keqëpërdorën votën, nderin dhe besimin mbi ndershmërinë tuaj si qytetarë të denjë të kësaj ane të shqiptarisë.

Zgjidhni kandidat shqiptar që mendoni se është i duhuri për Haraçinën dhe mos e hidhni kot votën tuaj pas ish komunistëve të Cërvenkovskit që vrau dhe burgosi shqiptarët e mbarë ‘severnës’ vetëm se nuk flisnin si ata.

Medai Shaholli

Comments