Haradinaj falënderon pjesëmarrësit në ceremoninë mortore për Hilmi Haradinajn

261

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të babait të tij, Hilmi Haradinaj.

“Në emër të familjes Haradinaj, ju falënderoj të gjithë ju, që na nderuat sot, me pjesëmarrjen tuaj në homazhe, komemoracion dhe varrim të babait tonë të ndjerë” .

Haradinaj gjithashtu ka bërë të ditur se e pamja do të vazhdojë për tre ditë.

“E pamja është e hapur nga dita e nesërme, e martë, deri të enjten, nga ora 08:00-16:00, në Gllogjan”.

Hilmi Haradinaj ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë mëngjesin e së dielës.

Comments