Haradinaj flet për rënien e Murit të Berlinit: Gjermania, shembull i lirisë dhe demokracisë

39

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit.

MÖBEL THEMA

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se rrëzimi i Murit të Berlinit dhe kontribuoi në fillimin e ndryshimit të vlerave.

“Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor”, tha Haradinaj.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave. Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor. /Lajmi.net/

Comments