Haradinaj i rrethuar nga kolegët del te “Kafet e vogla” [Foto]

377

Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së dhe pas konferencës për media ku iu drejtua edhe njëherë popullit lidhur me ftesën e marrë nga Gjykata Speciale për shkak të cilës dha dorëheqje nga posti i kryeministri, Ramush Haradinaj ka dalë për të pirë kafe të “Kafet e vogla” në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Në shoqëri me Haradinajn është Pal Lekaj dhe disa persona të tjerë…

MÖBEL THEMA

Ramush Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar për vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit. Ai ka thënë se e bën këtë pas ftesës së që ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ka theksuar se ai nuk dëshiron në asnjë mënyrë të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe se para drejtësisë do të përballet si individ, dhe beson thellë në pastërtinë dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Comments