Haradinaj: Kosova e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit me Çekinë

Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale të Republikës Çeke

51

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke urua popullin çek me rastin e Ditës Nacionale, ku ka thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

MÖBEL THEMA

Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale të Republikës Çeke.

“Përmes të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë, ambasadorit Pavel Bilek, i urova popullit dhe shtetit çek festën kombëtare me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Comments