Haradinaj kujton 11 shtatorin: Bashkëndjejmë me Amerikën

41

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet kanë zbuluar sot një pllakë në të cilën është gdhendur logoja e Qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe data 11 shtator 2011.

Në fjalën e tij, Haradinaj tha se para 18 vitesh edhe Kosova e përjetoi rëndë sulmin mbi popullin mik të Amerikës.

MÖBEL THEMA

“Kosova kujton çdo vit të rënët e kësaj ditë dhe bashkëndjejmë me Amerikën dhe këtë ditë do e kthejmë në traditë në nderim të çdo 11 shtatori të çdo viti.

Para se të fillojmë punën do i nderojmë ata që ranë në sulmet e 11 shtatorit sepse i konsiderojmë si tanët sepse Amerika është garanci për sigurinë në botë”, tha Haradinaj.

Comments