Haradinaj kujton Epopenë e Koshares me vargjet e njohura të Agim Ramadanit

62

Sot shënohet 21 vjetori i Epopesë së Koshares, një prej betejave më të njohura mes forcave shqiptare dhe forcave serbe në vitin 1999.

MÖBEL THEMA

Këtë datë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar me vargjet e njohura të heroit Agim Ramadani.
Haradinaj ka theksuar se përgjithmonë do t’i jetë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë dhe i përulur para sakrificës së dëshmorëve të kombit.
Haradinaj shkruan:
“Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
Mallkue qoftë gjaku im
Nëse m’vrasin pa luftue”
Me vargjet e Agim Ramadanit, kujtojmë Epopenë e Koshares.
Përgjithmonë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë dhe të përulur para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit.
Kosharja, krenaria jonë!
Lavdi! /Lajmi.net/

Comments