Haradinaj kujton vëllaun e vrarë: U ndave nga ne padrejtësisht në liri

295

MÖBEL THEMA

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka përkujtuar vëllaun e tij të vrarë pas luftës në Kosovë, Enver Haradinaj, përcjell Indeksonline.

Ndarjen e tij pas triumfit nga lufta, Haradinaj e ka cilësuar të padrejtë.“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri”, ka shkruar Haradinaj derisa postimin e ka përcjellë edhe me një fotografi të të ndjerit.

Ndryshe nesër, organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, do të organizojë disa aktivitete në përkujtim të dëshmorëve të kombit dëshmorët e kombit Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidin e UÇK-së, Enver Haradinaj. /Indeksonline/

Comments