Haradinaj: Mogerinit i dëshmuam se jemi unikë në dialogun me Serbinë

243

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Bruksel së bashku me delegacionin nga Kosova, ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini. ka porositur se janë unike për dialogun me Serbinë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

“Sot në Bruksel, bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, takuam përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini, ku dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë. Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj.

Comments