Haradinaj pranon përplasjen në PAN, por saktëson se koalicioni është stabil

35

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një përplasje mes deputetëve të NISMA-s dhe AAK-së, ndërkohë është thënë që ka një ftohje ndërmjet dy partnerëve të koalicionit.

Haradinaj ka pranuar se ka përplasje mes zyrtarëve të dy partive, por një gjë të tillë sipas tij nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.

Kreu i AAK-së ka thënë se me NISMA-n i kanë ndërtuar raportet që nga koha kur kishin lidhur koalicionin VLAN bashkë me LDK’në.

MÖBEL THEMA

“Marrëdhëniet e AAK-së me Nismën datojnë me vite, pra që nga koha e VLAN-it, pra që atëherë ne kemi ndërtuar partneritet së bashku atëherë kemi hyrë në koalicion me PDK-në. Në raste të tilla ka përplasje të zyrtarëve. Kam respekt për Nismën dhe Limajn sikurse edhe ata që kanë respekt për ne”, ka thënë kreu i AAK-së.

Kryeministri thotë se që nga fillimi i marrjes së mandatit ka qenë i sfiduar, por thotë që këto përplasje me NISMA-n, nuk e rrezikojnë koalicionin qeverisës.

“Prej fillimit të punës së kësaj qeverie e dini si ka shku puna, kemi qenë të sfiduar që nga fillimi por marrëdhëniet me Nismën nuk e rrezikojnë këtë koalicion”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj para mbledhjes së Qeverisë ka pasur një takim kokë më kokë me kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Comments