Haradinaj takon ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

49

Deutsch-ABC

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Haradinaj ka thënë se përgjatë dy dekadave, marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, duke veçuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në proceset integruese të vendit, njofton Zyra e Kryeministrit.

MÖBEL THEMA

“Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadoren edhe për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, e cila e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e sidomos në projektet kushtuar personave me aftësi të kufizuara”.

“Ndërkaq, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete në avancimin ekonomik dhe social të vendit”.

Comments