Haradinaj tregon se pse nuk do të takohet me Ramën: I padituri nuk mund të takohet me të diturin

179

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka treguar se pse nuk do takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.

MÖBEL THEMA

“I padituri nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Comments