Harta 3D më e vjetër në botë, zbulohet pllaka e gurit 4000 vjeçare

96

Shkencëtarët po përpiqen të hedhin dritë mbi misterin e një pllake të gdhendur, të zbuluar në vitin 1900 në Bretanjë, Francë. Sipas tyre, objekti prej guri është ndoshta harta më e vjetër tre-dimensionale në Evropë.

Pllaka, e cila daton nga epoka e hershme e bronzit (midis 1900 dhe 1650 pes), është e gjatë 2 m dhe e gjerë 1.5 m dhe u zbulua për herë të parë gjatë gërmimeve në një varrezë prehistorike në Finistere, në Britaninë perëndimore, nga arkeologu Paul de Satelier.

“Kjo është ndoshta harta më e vjetër që është gjetur”, tha Dr Nicola Clement i Universitetit të Bournemouth, një nga autorët e studimit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Ka shumë harta të tilla të gdhendura në gur në të gjithë botën. Në përgjithësi, ato janë vetëm interpretime”. “Por kjo është hera e parë që një hartë tregon një zonë në një shkallë të caktuar,” tha Clement, duke theksuar se “kjo ishte ndoshta një mënyrë për të konfirmuar pronësinë e zonës nga një princ ose mbret i asaj kohe”.

Pllaka me sa duket u harrua për më shumë se një shekull, u ruajt për dekada në bodrumin e shtëpisë së arkeologut francez, Chateau de Cernuz, dhe u rizbulua në bodrumin me pluhur në 2014.

Arkeologët që studiojnë gdhendjet në gurë 4,000-vjeçare thonë se shenjat janë një hartë e një zone në Britaninë perëndimore. Gropat, sipas tyre, janë një paraqitje tre-dimensionale e Luginës së Lumit Odette dhe disa linja duket se përshkruajnë rrjetin bregdetar të zonës.

Comments