Haskuka: Ju që po thoni padrejtësi, pse e votuat Specialen

60

Kryetari i Komunës së Prizrenit, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ata të cilët vetë e votuan Gjykatën Speciale, tani po thonë se është padrejtësi, duke shtuar ata janë njerëzit më të padrejtë.

“Ata që kanë votuar Gjykatën Speciale tash po thonë padrejtësi. Pse e votuat këtë padrejtësi? Ndalni se u bonët horr, e Kosovën po e boni rezil. Më të padrejtë se ju s’ka” shkroi Haskuka.

MÖBEL THEMA

Ai shtoi se Haradinaj kishte gabuar kur shkoi me PDK-në dhe iu bashkua kapjes së shtetit, nepotizmit e korrupsionit, duke e akuzuar se bëri padrejtësi ndaj votuesve kur e votoi demarkacionin.

“Ramushi ka gabuar kur shkoi me ju, e iu bashkua kapjes së shtetit, në nepotizëm e korrupsion. Madje bëri padrejtësi ndaj votuesve të vetë kur e kaloi Demarkacionin. E për këto arsye është dashur të jep dorëheqje” shkroi Haskuka.

Haskuka në fund kërkoi që të “vendosim vetë për qeverisjen e Kosovës dhe jo të jemi të ndikuar nga të huajt. Kriteri duhet të jetë programi qeverisës, e jo ndarja e posteve”. /GazetaExpress/

Comments