Haxhiu: Duan të na pamundësojnë qeverisjen

90

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se moscertifikimi i listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke ndodhur për shkak se nuk e duan fitoren e VV-së.

Ajo tha se, dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe znj. Daka e pamundësoi certifikimin e listës së VV-së. “Ajo ndodhi në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur Republika, dhe jo rastësisht në kohën kur Lëvizja jonë po prinë bindshëm me mbështetje popullore e Albin Kurti gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë lider ndonjëherë. Arsyetimi se kinse kështu po respektohet vendimi i GJK është mbulim që nuk ua beson askush. Motivi kryesor haptazi është politik dhe për target e ka Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ata duan me çdo kusht që t’ia pamundësojnë qeverisjen VETËVENDOSJE!-s dhe Albin Kurtit, na kanë halë në sy, sepse tek ne shohim vullnetin e madh të qytetarëve për ndryshim”, ka thënë Haxhiu.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Haxhiu ka thënë se në Kosovë shkelësit më të mëdhenj të ligjit nuk kanë asnjë problem të regjistruar me ligjin.

“Nuk janë dënuar asnjëherë sepse nuk janë hetuar e gjykuar asnjëherë. Edhe nëse për ndonjë rast ka ndodhur, janë shpallur të pafajshëm. Për asye se sistemi është i kapur nga vet ata, e në shërbim të tyre. Pikërisht këtu edhe qëndron thelbi i kundërshtimit të tyre. Ata i frikësohen dhe e luftojnë Lëvizjen e Albin Kurtin sepse janë të vetëdijshëm se në Qeverinë Kurti, vetingu në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme janë të pashmangshme”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook./Lajmi.net/

Comments