Haziri: Të presim numërimin – kush ka një votë më shumë, e formon qeverinë

129

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka përmendur përsëri zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatin e tyre, nga i cili partia e tij doli si parti e dytë.

MÖBEL THEMA

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se në Kosovë ka fituar opozita e jo individi, dhe në këtë formë qytetarët sipas tij kanë votuar për ndryshim, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se LDK do të pres deri në numërimin e votës së fundit për të biseduar për koalicione të mundshme.

Postimi i plotë i Lutës:

Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.

Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.

Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike.

LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë! /Lajmi.net/

Comments